A ekziston vaksina kundër lisë së majmunëve?

Tash e disa ditë, bota po jeton nën frikën e lisë së majmunit - e cila veçse ka regjistruar rastet e para nëpër shumë vende të botës.

Bota

24/05/2022 10:16

Frika nga një pandemi tjetër, ende pa u shuar mirë pandemia e shkaktuar nga COVID-19 po e shoqëron njerëzimin këto ditë, shkruan lajmi.net.

Një nga pyetjet më të shpeshta të njerëzve është nëse ekziston vaksina anti-lisë së majmunëve.

Vaksina e cila përdoret kundër lisë normale është e licencuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për parandalimin e lisë dhe lisë së majmunëve.

Për shkak se virusi i lisë së majmunëve është i lidhur ngushtë me virusin që shkakton linë, vaksina e lisë mund t’i mbrojë njerëzit nga lija e majmunëve.

Të dhënat nga Afrika sugjerojnë se vaksina kundër lisë është të paktën 85 përqind efektive në parandalimin e lirsë së majmunëve.

Ekspertët besojnë gjithashtu se vaksinimi pas ekspozimit ndaj lisë së majmunëve mund ta ndihmojë në parandalimin e sëmundjes osë ta bëjë atë më pak të lehtë. /Lajmi.net/