A e dini se ç’ndodh nëse shani në Facebook punonjësit apo shefin e rrjetit social?
Nëse jeni të pakënaqur me Facebook dhe punonjësit e tij dhe kërkoni ta shfryni mllefin me komente apo postime në rrjetin social, më mirë të mos e bëni.
Auto & Tek
Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka inkorporuar një sistem në rrjetin social gjigant, i cili detekton të gjitha kritikat. Personat që kritikojnë apo fyejnë punonjësit e Facebook, automatikisht futen në listën e zezë, transmeton lajmi.net.
Sipas asaj që raporton CNBC, profili juaj do të kontrollohet nga grupet e inteligjencës menjëherë. Për të hyrë në listën e zezë mjafton shumë pak, një sharje në drejtim të Zuckerberg apo punonjësve të kompanisë.
Në vëzhgim merren edhe is-punonjësit në raste të veçanta. Sipas Facebook, kjo ndodh për të ruajtur sigurinë e stafit.
Përkundër kësaj, Mark Zuckerberg ende nuk ka gjetur një zgjidhje për ruajtjen e sigurisë dhe privatësisë të përdoruesve të Facebook-ut.
Muaj më parë ishte raportuar në mediat e huaja se platformat gjigante si Netflix dhe Spotify kishin paguar për të realizuar qasje të dhënat e përdoruesve të Facebook, madje edhe në “chat”-in e tyre. /Lajmi.net/