A do të shitet Shaqiri? Përgjigjet Mancini
Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka mohuar spekulimet rreth shitjes së mesfushorit Xherdan Shaqiri, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sport
Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Inter.
Trajneri Roberto Mancini ka theksuar se ylli kosovar është e ardhmja e ekipit, përkundër spekulimeve të fundit se ai mund të shitet vetëm gjashtë muaj pas ardhjes në klub.
“Nuk jam i kënaqur me të? Është dika që nuk ekziston, e kemi blerë në janar sepse mendojmë se mund të ketë të ardhme të ndritur në Inter”, deklaroi Mancini për mediat italiane.
“Secili futbollist ka ngritjet dhe rëniet, Shaqiri e ka besimin tonë të plotë. Nuk mund t’i fitojë të gjitha ndeshjet i vetëm. Në javët e fundit ka qenë nën nivelin e zakonshëm por tani është kthyer. Në këtë moment Hernanes e meriton të luajë, është një vendim teknik”, u shpreh ai.