A do të luajë Suarez?
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka bërë të ditur se do të vendosë në momentet e fundit nëse Luis Suarez do të jetë titullar në duelin kundër Atletico Madridit.

Sport
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ende nuk ka vendosur nëse Luis Suarez do të jetë titullar në duelin kundër Atletico Madridit.
Ylli uruguaian është lënduar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena të martën.
Por, sulmuesi ka stërvitur me ekipin dhe pritet të jetë në dispozicion për ballafaqimin me Atleticon, ku Barcelona në rast të fitores do të shpallet kampione.
“Kjo është diqka që do të vendosi më vonë, dhe do të shohim nëse Luis është në gjendje të luajë”, u shpreh Enrique.