A do të luajë kundër Gjibraltarit? Përgjigje epike nga Rashkaj

Anel Rashkaj ka treguar edhe një herë shembull përkushtimi për ekipin kombëtar të Kosovës.

Sport

09/10/2019 19:03

Lojtari që i është bashkuar Kosovës që nga viti 2014, ka thënë se nuk ka rëndësi se sa minuta luan në fushë, por e rëndësishme është të jesh i fokusuar në maksimum në minutat që të jepen.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ai duhet të ketë më shumë minuta kundër Gjibraltarit në miqësore, Rashkaj u përgjigj: “Mendimi im është që ne duhet të jemi të fokusuar për çdo situatë, e kam thënë edhe më herët, ashtu edhe ka ndodhur, ka pasur ndeshje që kam hyrë në pesë minutat e fundit, dhe duhesh të jesh i fokusuar në ato pesë minuta”, ka deklaruar Rashkaj, përcjell lajmi.net.

“Ka ndeshje që i fillon nga fillimi apo inkuadrohesh në pjesën e parë, kështu që nuk mendoj shumë në këtë aspekt, kryesorja të jemi të përgatitur për çdo situatë, për çdo minutë që të jepet mundësia”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjibraltarit luhet ditën e enjten me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/