A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë- Flet Mark Rutte

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur rreth mundësisë së dërgimit të trupave të Aleancës Veri-Atlantike në Ukrainë, në kohën kur Rusia po përdor ushtarë të Koresë së Veriut në luftën kundër fqinjit të saj perëndimor. Ruttet në një intervistë për Fox News, tha se nuk do të ishte e mençur…

Bota

28/11/2024 18:53

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur rreth mundësisë së dërgimit të trupave të Aleancës Veri-Atlantike në Ukrainë, në kohën kur Rusia po përdor ushtarë të Koresë së Veriut në luftën kundër fqinjit të saj perëndimor.

Ruttet në një intervistë për Fox News, tha se nuk do të ishte e mençur të përfshiheshin forcat e NATO-s në luftë.

“Ajo që duhet të bëjmë është të sigurohemi që ukrainasit të mund ta vazhdojnë këtë luftë, të futen në një pozicion të fortë kur bëhet fjalë për negociatat”, tha ai.