A do të akuzohet Cristiano Ronaldo për sulm seksual? Konfirmohet nga Prokuroria e SHBA-së
Cristiano Ronaldo nuk do të përballet me akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u akuzua për sulm seksual, kanë konfirmuar prokurorët.
Sport
Kathryn Mayorga ka pretenduar se ylli i Juventusit e ka sulmuar atë seksualisht në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, një kërkesë që ai e ka mohuar fuqishëm.
Dhe duket se ylli portugez ka pasur të drejtë plotësisht, pasi në gjykatat në Amerikë nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë drejt tij, transmeton lajmi.net.
“Akuzat për sulm seksual kundër Cristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej një dyshimi të arsyeshëm”, thanë prokurorët amerikanë në një deklaratë.
“Prandaj, nuk do të ketë akuza”, u konfirmua ndër të tjera nga prokuroria. /Lajmi.net/