A do mbjellin vërtetë një pemë për çdo foto të kafshës shtëpiake që ndani në Instagram?
Me shumë gjasë, jo. E vërteta pas këtij trendi.
Fun
Të gjithë e keni hapur Instagram-in këtë javë, dhe keni parë në Story me dhjetëra fotografi të kafshëve shtëpiake që kanë ndarë njerëzit, shkruan lajmi.net.
Të gjitha këto fotografi janë publikuar me një etiketim, nën të cilin shfaqen të gjitha këto fotografi të kafshëve që janë publikuar nga të gjithë, dhe përshkrimi thotë se për çdo fotografi të kafshës shtëpiake që shpërndahet, do të mbillet një fidan.
Mirëpo platforma sociale Instagram ka konfirmuar se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë lëvizje, dhe me miliona njerëz janë bashkuar në këtë lojë pa kurrfarë ndikimi nga platforma.
Edhe pse kjo u bë virale në internet, nuk është e vërtetë. Pra, fidanët e premtuar nuk do të mbillen.
Pasi kjo “lëvizje” u bë sensacion viral, një faqe e quajtur “Plant A Tree Co.” Tha se ata janë organizatorët pas kësaj.
Mirëpo më shumë se katër milionë persona ishin bërë pjesë e kësaj lëvizje, dhe krijuesit e “Plant A Tree Co.” kanë thënë se ata nuk kanë resurset e nevojshme për të mbjellur të gjitha ato fidanë, shkruan lajmi.net.
Ata kanë se janë përpjekur të fshijnë kampanjën, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, ajo vazhdoi të shpërndahet dhe nuk arritën ta marrin nën kontroll situatën.
Pasi morri gjithë këtë vëmendje, organizata vendosi ta përdorë atë për të filluar një fondacion për “pemë në të ardhmen”, pra ata iu kërkuan njerëzve të kontribuojnë që në të ardhmen kjo lëvizje të mund të realizohet.
Mirëpo, shumica nuk besojnë se ky ishte me të vërtetë një “gabim” dhe se nuk kishe asnjë qëllim. Një prej mashtrimeve më të mëdha që bëhet sot në internet ka të bëjë me kujdesin për ambientin ose ruajtjen e zonave të gjelbra.
Por sikur gjithë këto të ishin aktive, bota do të ishte një vend me shumë më shumë gjelbërim! /Lajmi.net/