A dëmton Kosovën Ballkani i Hapur? Analistët nga Shqipëria: Vetë përjashtimi është i dëmshëm për Kosovën

Forumi Ekonomik i Shkupit nga ku Shengeni Ballkanin mori emërtimin e ri “Ballkani i Hapur” ka prodhuar kundërshti të forta në Kosovë me argumentin se kjo iniciativë është krijuar në Nish dhe nga e gjitha kjo përfiton Serbia.

Lajme

30/07/2021 23:44

Qeveria e Kosovës një ditë më parë tha se nuk kishte marrë ftesë por kryeministri Rama nga Shkupi u përgjigj prerë kur tha: “Boll me këto histori mora apo nuk mora ftesë”.

Analisti çështjeve të rajonit, Adri Nulleri tha për Top Channel se qeveria e Albin Kurtit është duke gabuar me këtë lloj qasje.

Nurellari: Vetëpërjashtimi nga kjo nisëm shkon ndesh shkon ndesh me konsolidimin e shtetit të kosovës dhe politikës së jashtme. Shkon ndesh edhe me marrëveshjen e 4 shtatorit në shtëpinë e bardhë ku është firmosur edhe mbështetja për mini Shengenin ballkanik.

Adri Nurellai thekson edhe një element tjetër të kundërshtisë së qeverisë Kurti.

“E shikoj edhe si kundërshtim të parimit të ekonomisë se tregut për të hequr këto barriera. Kosova e ka pjesë të kushtetutës ekonominë e tregut. Të tilla organizime kanë ndodhur edhe në të shkuarën sikurse është iniciativa e vishegradit”, tha ai.

Edhe Arben Cejku ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, deklaroi për mediat e Prishtinës, se Kosova nuk e ka luksin të përdorë strategjinë e izolimit kur vjen puna tek bashkëpunimi me vendet e rajonit.

Sipas tij, nëse në Shkup do të kishim prezencën e dy kryeministrave shqiptarë, në mënyrë vizuale kjo do të tregonte, fuqinë e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.