Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale dhe më të lira për bizneset

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të këtij sistemi në Kosovë. Sipas Muratit, ky udhëzim i ri do të mundësojë që arkat fiskale të bëhen plotësisht digjitale, duke ulur ndjeshëm kostot. “Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale,…

Lajme

24/04/2026 16:23

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të këtij sistemi në Kosovë.

Sipas Muratit, ky udhëzim i ri do të mundësojë që arkat fiskale të bëhen plotësisht digjitale, duke ulur ndjeshëm kostot.

“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili mundëson që arkat fiskale të bëhen digjitale, me kosto më të lirë e më miqësore për bizneset. Qeveria për bizneset!”, ka shkruar Murati.