Kuvendi zgjedh Bashkim Hysenin anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e njërit prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komunitetit shqiptar. Në votim morën pjesë 109 deputetë, ndërsa dy fletëvotime rezultuan të pavlefshme, transmeton lajmi.net. Nga kandidatët e propozuar nga Komisioni për Legjislacion, Bashkim Hyseni ka marrë mbështetjen më të madhe me…

Lajme

24/04/2026 15:49

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e njërit prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komunitetit shqiptar.

Në votim morën pjesë 109 deputetë, ndërsa dy fletëvotime rezultuan të pavlefshme, transmeton lajmi.net.

Nga kandidatët e propozuar nga Komisioni për Legjislacion, Bashkim Hyseni ka marrë mbështetjen më të madhe me 95 vota, duke u zgjedhur në këtë pozitë.

Ndërkaq, kandidatja tjetër, Ilire Vitija-Bajraktari, ka marrë 7 vota.

Komisioni për Legjislacion kishte propozuar këta dy kandidatë pas procesit të vlerësimit, ku Hyseni ishte renditur i pari me 100 pikë, ndërsa Vitija-Bajraktari e dyta me 98 pikë./lajmi.net/