Në Bruksel bisedohet për zgjedhjet

Tanjug raporton se delegacione nga Prishtina dhe Beogradi janë duke diskutuar sot në Bruksel lidhur me Zgjedhjet Lokale në Kosovë.

Lajme

18/10/2013 14:43

Vazhdon sot në Bruksel dialogu teknik në mes të ekipit kosovar dhe atij serb, ku pritet të bisedohet lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë.

Burime të agjencisë serbe të lajmeve Tanjug në Bruksel, kanë bërë të ditur se delegacionit të Kosovës i prinë Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa atij serb Marko Gjuric, këshilltar i Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic.

Zgjedhjet lokale në Kosovë ka qenë temë diskutimi edhe në mes të Kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, në takimin e fundit në Bruksel.