Spanja shpërblen Del Bosquen

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque do të vazhdojë kontratën me Federatën spanjolle të Futbollit deri në vitin 2016. Ish trajneri i Real Madridit me Spanjën ka triumfuar në Kampionatin botëror 2010 dhe Euro 2012 kurse siguroi kualifikimin për në ‘Brazil 2014’ duke fituar Grupin I ku për rival kryesor e kishte Francën. Rezultatet e…

Sport

16/10/2013 14:30

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque do të vazhdojë kontratën me Federatën spanjolle të Futbollit deri në vitin 2016.

Ish trajneri i Real Madridit me Spanjën ka triumfuar në Kampionatin botëror 2010 dhe Euro 2012 kurse siguroi kualifikimin për në ‘Brazil 2014’ duke fituar Grupin I ku për rival kryesor e kishte Francën.

Rezultatet e mira të deritashme kanë ardhur me një mirënjohje për Del Bosquen. “Del Bosque do të hyjë në Botëror me një kontratë të re. Nuk ka asnjë hezitim nga palët për zyrtarizimin e marrëveshjes, do ta bëjmë para fillimit të garës”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Federatës spanjolle të Futbollit (RFEF), Jorge Perez për Deportes Cope.

“Kemi biseduar me Del Bosquen dhe gjithçka është e sqaruar. Nuk e dimë se kur do ta nënshkruajë por kemi edhe disa muaj kohë”, u shpreh ai.