Episodi i ri i ‘Suarezit simulues’

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez është akuzuar sërish për shkaktimin e një tjetër stuhie të freskët të simulimit pasi fitoi një penallti në duelin kundër Argjentinës të martën. Ylli i Liverpoolit u rrëzua në zonë në minutën e 34-të dhe gjyqtari Marcelo de Lima Henrique menjëherë bëri me shenj tek pika e bardhë. Mbrojtësi i Argjentinës,…

Sport

16/10/2013 11:09

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez është akuzuar sërish për shkaktimin e një tjetër stuhie të freskët të simulimit pasi fitoi një penallti në duelin kundër Argjentinës të martën.

Ylli i Liverpoolit u rrëzua në zonë në minutën e 34-të dhe gjyqtari Marcelo de Lima Henrique menjëherë bëri me shenj tek pika e bardhë. Mbrojtësi i Argjentinës, Sebastian Dominguez protestoi pafajësinë e tij dhe xhirimet televizive treguan kontaktin minimal.

Veprimi teatral i Suarezit i ndihmoi Uruguait të fitojë në fund me rezultat 3-2, por është rasti më i ri i një simulimi prej sulmuesit, i cili ishte akuzuar për një gjë të tillë edhe muajin e kaluar në ballafaqimin kundër Perus, kur fitoi dhe shënoi një penallti diskutabile.

Suarez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për arsye të padëshiruara kurse javë më parë u rikthye për Liverpoolin në Premierligë pas suspendimit prej dhjetë ndeshjesh pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic.

Fitorja ndaj Argjentinës në Montevideo nuk i mjaftoi Uruguait të sigurojë kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Botërorin 2014 dhe shpresat e tyre për pjesëmarrje varen nga përballja kundër Jordanit në play-off, pasi përfunduan në pozitën e pestë në renditjen e Amerikës së Jugut.