Borxhi i Realit, 541 milionë euro

Carlos Mendoza, të cilit iu mohua e drejta e shprehjes në takimin vjetor të aksionarëve të Real Madridit, ka njoftuar se klubi është në borxh prej 541 milionë eurosh. Mendoza është delegat në Asamblenë e Real Madridit dhe kritikoi mënyrën e udhëheqjes së klubit nga presidenti Florentino Perez. “Gjëja kryesore është se klubi ka 541…

Sport

09/10/2013 12:59

Carlos Mendoza, të cilit iu mohua e drejta e shprehjes në takimin vjetor të aksionarëve të Real Madridit, ka njoftuar se klubi është në borxh prej 541 milionë eurosh.

Mendoza është delegat në Asamblenë e Real Madridit dhe kritikoi mënyrën e udhëheqjes së klubit nga presidenti Florentino Perez. “Gjëja kryesore është se klubi ka 541 milionë euro borxh, që është shuma e mungesës së stabilitetit, që është nevojë afatgjate”, deklaroi Mendoza për të përditshmen sportive madrilene AS.

“Florentino e llogaritë vetëm borxhin neto, që është borxhi vetëm ndaj bankave, rreth 90 milionë euro. Reali ka borxhe edhe tjera përveç bankave, futbollistëve, klubeve, organizatave sportive, qeverive, furnizuesve. Këto së bashku kapin shumën prej 541 milionë eurosh, që është më tepër se dyfishi nga borxhi i krijuar nga Florentino Sanz Lorenzo. Përveç borxhit, ai dëshiron të rinovojë Bernabeun, që do të kushtojë rreth 400 milionë euro”, u shpreh ai.

Pavarësisht borxhit të madh, Real Madrid ishte në gjendje që gjatë verës të shpenzojë rreth 100 milionë euro për transferimin e Gareth Bale nga Tottenham i cili me këtë rast u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë.