Alesandar Vulin i ndalohet hyrja në Kosovë

Pasi që Qeveria e Kosovës i ka ndaluar hyrjen në Kosovë, ka reaguar Zyra për Kosovën e Serbisë.

Lajme

13/04/2014 14:00

Zyra për Kosovë ka dënuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ia ka ndaluar hyrjen ministrit pa portofol në qeverinë serbe, Alesandar Vulin.

Ajo i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëatre që ta dënojë ndalimin e hyrjes së ministrit Vulin në fshatin Budrikë e Poshtme, në komunën e Gjilanit, dhe në fshatin Rajanoc i Kamenicës dhe të ndërmerr gjithçka në pushtetin e saj që të sigurojë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën, Vulin ka planifikuar që t’i vizitojë dy familje serbe dhe t’iu dërgojë atyre ndihma, transmeton Koha.net.