Të gjithë, nën ‘hijen’ e Thaçit!
Hashim Thaçi nuk po shihet i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Hajredin Kuçi thotë se kushdo që është përkrahë tij, bie “nën hije”. Halil Matoshi thotë se “Tribunali” që ka “nxjerrë nga loja” shumë njerëz të fuqishëm të PDK-së.
Lajme
Teksa po viziton biznese, po takohet me sportist dhe personalitete të tjera, Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk po shoqërohet as nga zëvendësi i tij në parti, Kadri Veseli e as nga zëvendësi i tij në Qeveri, Hajredin Kuçi.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për “Zëri” se të gjithë e përkrahin Thaçin por se kushdo që është përkrahë tij, bie “nën hije”.
“E ka përkrahjen e plotë të të gjithë anëtarëve të partisë, por cilido që jemi pranë biem nën hijen e tij. Ai është i pakontestueshëm”.
Por, një arsye tjetër jep analisti politik Halil Matoshi. Ai thotë se në këtë periudhë që po gjindet Kosova, para themelimit të Tribunalit, ka “nxjerrë nga loja” shumicën e njerëzve të fuqishëm të PDK-së që kanë qenë në luftë.
Ai mendon se Kadri Veseli ende nuk ka krijuar profilin e tij politik për të joshur masën dhe se mendon se Thaçi është i vetmi që tash për tash ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Kosova është në një situatë delikate, pasi që është para themelimit të Tribunalit të luftës, që praktikisht i ka nxjerrë nga loja shumicën e njerëzve të fuqishëm të PDK-së me pedigre të luftës së fundit”.
“Pra, për momentin i vendi që ende ka mbështetje ndërkombëtare, por edhe në shumë zona brenda Kosovës është Thaçi. Kështu,zëvendësi i tij ende nuk e ka krijuar profilin e tij politik për t’i joshur votuesit e rinj të PDK-së”, ka thënë për “Zëri”, analisti Halil Matoshi.