Hamburgeri Zlatan

Një restorant në Francë ka përgatitur një hamburger të ri me emrin ‘Le Zlatan’ në nder të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe i ka bërë thirrje yllit suedez ta vizitojë restorantin për ta ngrënë atë. Jean-Philippe Grandin, menaxher i Doddy’s Cafe në Boulogne-Billancourt, ka thënë se dëshiroi të krijojë një “hamburger të shkëlqyeshëm,…

Sport

01/10/2013 12:35

Një restorant në Francë ka përgatitur një hamburger të ri me emrin ‘Le Zlatan’ në nder të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe i ka bërë thirrje yllit suedez ta vizitojë restorantin për ta ngrënë atë.

Jean-Philippe Grandin, menaxher i Doddy’s Cafe në Boulogne-Billancourt, ka thënë se dëshiroi të krijojë një “hamburger të shkëlqyeshëm, që do të veçohej nga të tjerët, në imazh të Zlatan Ibrahimovicit”.

Hamburgeri, njësoj sikurse sulmuesi i PSG-së është mjaft i madh dhe përbëhet nga 600 gram mish të bluar dhe tri lloje të djathit si dhe shërbehet me një sos të përgatitur po ashtu nga restoranti. Grandin sugjeroi se ‘Le Zlatan’ është aq i madh sa që “as Chuck Norris nuk mund ta fusë në gojën e tij”.

Përveç madhësisë, hamburgeri ka edhe një çmim të lartë prej gati 30 eurosh. “Unë kam arritur ta ha më tepër se gjysmën. Vetëm shtatë klientë e kanë përfunduar deri më tani. Ia rekomandoj të gjithëve. Besoj se ka fuqinë e Zlatan Ibrahimovicit”, u shpreh asistentja e restorantit, Kelly, për të përditshmen franceze Le Parisien.