16 vjeçarja therr shoqen e ngushtë 65 herë
Një vajzë 16 vjeçare nga Meksika ka therrur shoqen e ngushtë me thikë kuzhine 65 herë, pasi ajo ka postuar një foto nudo të sajën në Facebook.
Bota
Dy shoqe të ngushta adoleshente nga Guamuchil në perëndim të Meksikës janë përfshirë në një përleshje të përgjaktë e cila e la të vdekur njërën nga vajzat.
16 vjecarja Erandy Gutierrez është ftuar në shtëpinë e shoqes së saj të ngushtë Anel Baez më 19 Mars për t’u pajtuar pasi ata ishin zënë për disa foto lakuriq të Erandyt që Anel i ka postuar në Facebook.
Kur Erandy ka arritur ajo ka kërkuar që të shkojë banjo, por në fakt ajo shkoi në kuzhinë.
Aty ajo ka marrë një thikë dhe thuhet se e ka goditur Anel Baez 65 herë në qafë dhe shpinë e më pas u larg nga vendi i ngjarjes.
Ajo u përpoq t’i mbulojë veprimet e saj duke u shtirur e mërzitur tek miqtë e saj, por u arrestua në fund nga policia në funeralin e së ndjerës.
Kjo foto është në Facebook-un e Anel, ku shihen dy ‘shoqet’ dhe Anel ka shkruar një mesazh për Erandyn që thotë: ‘Unë të dua, ti je motra ime e dashur, faleminderit për momentet e çmendura dhe për qeshjet që mi jep e gjithashtu edhe dëshirën për të bërë gjëra të çmendura’.
Por siç duket Erandy është ndjerë ndryshe duke postuar në Twitter gjëra si: ‘Mund të dukem shumë e qetë, por në mendjen time deri tani të kam mbytur së paku tri herë. Ti do të jesh me fat nëse shpëton gjallë deri në fund të këtij viti’.
Thuhet se Erandy është dënuar t’i kalojë 7 vite në burg për këtë vrasje brutale, për faktin se ajo është e mitur, megjithëse duken shumë pak.