Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, dyshohet për të plagosur
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në qendër të Podujevës. Sipas informacioneve të para, nga të shtënat disa persona kanë pësuar lëndime dhe kanë mbetur të shtrirë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, në media po qarkullojnë edhe raportime të pakonfirmuara se mund të ketë viktima. Menjëherë pas ngjarjes, njësitet…
Lajme
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në qendër të Podujevës.
Sipas informacioneve të para, nga të shtënat disa persona kanë pësuar lëndime dhe kanë mbetur të shtrirë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në media po qarkullojnë edhe raportime të pakonfirmuara se mund të ketë viktima.
Menjëherë pas ngjarjes, njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit./Lajmi.net/