Nikolic paralajmëron rezolutë për Kosovën
Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka paralajmëruar mundësinë e miratimit edhe të një rezolute për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, dhe ka theksuar se Beogradi duhet të ketë qëndrim të qartë.
Lajme
“Drejtësia është fushë e cila as në Serbi nuk i ka të rregulluara të gjitha raportet. Atje duhet të kemi gjykatës të shkathtë. Unë, nëse më ngarkojnë, do të ndihmojnë për rezolutë të re. Nëse kërkohet, do të deklarohem për rezolutën që do ta paraqiste Qeveria”, ka thënë Nikolic
“Në këtë kohë, ndoshta nuk është e zbatueshme që të dërgojmë gjykatës për ndihmë, porse kjo nuk përputhet në sistemin e ligjeve të Prishtinës. Po ashtu nëse EULEX do të ndryshojë mandatin e vet dhe numrin, atëherë duhet të arrijmë një marrëveshje të re”, ka thënë Nikoliq, njofton Tanjug, raporton RTK.
Duke folur për takimin e fundit në Bruksel Nikoliq ka thënë se që nga 19 prilli, kanë ndodhur shumë gjëra që nuk kanë qenë të parapara.
“Në ndërkohë, që nga arritja e Marrëveshjes së Brukselit, kanë ndodhur shumë gjëra që nuk kanë qenë të parapara – Forcat e Armatosura të Kosovës për të cilat nuk ka pasur parashenja se do të bisedohej, pastaj në botë ka pasur ngjarje të ndryshme që ,sipas tij, mund të lëkundë vetëbesimin e Prishtinës e Beogradin ta shtyjë të mendojë nëse mund të ofrojë zgjidhej përfundimtare që do të ishte në përputhje me kushtetutën tonë, të drejtën ndërkombëtare dhe realitetin. Nuk mund të fitojmë tërë atë që duam dhe as të humbim gjithë atë që e dëshirojnë të tjerët”.