Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina
Afrim Tovërlani nuk është më trajner i FC Prishtinës. Strategu i mirënjohur ka dhënë dorëheqje pas barazimit pa gola në shtëpi me Fushë Kosovën që ia zbehu ekipit shanset për të mbrojtur titullin e kampionit në Superligën e Kosovës. “Pas dy rezultateve te fundit, kam vendosur te largohem nga klubi. Kam vendosur te largohen, dhe…
Sport
Afrim Tovërlani nuk është më trajner i FC Prishtinës. Strategu i mirënjohur ka dhënë dorëheqje pas barazimit pa gola në shtëpi me Fushë Kosovën që ia zbehu ekipit shanset për të mbrojtur titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.
“Pas dy rezultateve te fundit, kam vendosur te largohem nga klubi. Kam vendosur te largohen, dhe ndryshimi te filloj nga unë. Unë e falënderoj bordin për besimin e dhëne” ka deklaruar Tovërlani gjatë një konference për shtyp.
Kurse nënkryetari Afrim Muçiqi e ka falënderuar Tovërlanin për punën që ka bërë gjatë kohës sa ishte në drejtim të skuadrës.
“E falënderoj afrim Toverlanin për punën e tij. Prishtina është shtëpia e Toverlanit. Atij i kemi ofruar të mbetet në klub, po ky ka vendosur që të pushoj. Kjo është ndarje e përkohshme”, u shpreh Muçiqi.