Behrami para aktgjykimit në Hagë: Askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë në rastin për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Behrami ka deklaruar se, sipas tij, vendimet e Gjykatës…

Lajme

17/11/2026 09:43

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë në rastin për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Behrami ka deklaruar se, sipas tij, vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e fitores dhe të ngjarjeve historike që pasuan.

Ai ka theksuar se askush nuk mund ta fshijë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e kësaj fitoreje dhe të të gjitha ngjarjeve historike që pasuan.

Por kot e kanë!

Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës! /Lajmi.net/