Napoli e ndal euforinë e Juventusit

Napoli e ka ndalur euforinë e Juventusit, të cilin e mposhti me rezultat 2:0, në kryendeshjen e xhiros së 31-të të kampionatit italian, Serie A. Skuadra vendëse e ka merituar fitoren, me paraqitjen që e bëri ndaj kampionit aktual të Italisë. Jose Maria Callejon e ka kaluar në epërsi ekipin e Rafael Benitezit në minutën…

Sport

30/03/2014 20:44

Napoli e ka ndalur euforinë e Juventusit, të cilin e mposhti me rezultat 2:0, në kryendeshjen e xhiros së 31-të të kampionatit italian, Serie A.

Skuadra vendëse e ka merituar fitoren, me paraqitjen që e bëri ndaj kampionit aktual të Italisë.

Jose Maria Callejon e ka kaluar në epërsi ekipin e Rafael Benitezit në minutën e 37-të, ndërsa Dries Mertens e ka vulosur fitoren e vendësve në minutën e 81-të.

Portieri Gianluigi Buffon i ka bërë disa pritje të jashtëzakonshme, duke e evituar një fitore më të thellë të Bianconeri.

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemajli u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të në vend të shënuesit Callejon.

Përkundër kësaj humbjeje, Juventusi e mban distancën ndaj përcjellësve. Momentalisht, ekipi i Antonio Contes i ka 81 pikë, 11 më shumë se përcjellësi kryesor, Roma, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.