Barack Obama: Krahasimi i Krimesë me Kosovën është i pakuptimtë

Sipas Presidentit të SHBA've, Barack Obama, krahasimi i situatave të Kosovës me atë të Krimesë është \"absolutisht i pakuptimtë\". Obama tha se qëndrimi i Rusisë ndaj fqinjve të saj është shenjë e dobësisë së këtij shteti.

Lajme

25/03/2014 16:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka quajtur “absolutisht të pakuptimtë” krahasimin që Kremlini i bën situatës së para 15 viteve në Kosovë dhe me atë të Krimesë së ditëve të sotme.

Sipas Obamas, qëndrimi i Rusisë ndaj fqinjve të saj është shenjë e dobësisë së këtij shteti.

“Kur dëgjoj analogji me Kosovën, ku kemi pasur mijëra njerëz që janë vrarë nga qeveria e tyre, ky është një krahasim absolutisht i pakuptimtë”, ka thënë sot Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama.

“Mendoj se është e rëndësishme për secilin që të jemi të qartë dhe t’i largojmë disa nga arsyet e mundshmet veprimit të rusëve”, ka thënë ai sot në Hagë, para se të nisej për në Bruksel në turin e tij të vizitave në Evropë dhe Lindje të Mesme.

“Nuk ka ndodnjë dëshmi se rusisht-folësit (në Krimea) kanë qenë të kërcënuar në ndonjë mënyrë”, është shprehur ai.