MASHT, me protokoll për ndalimin e dhunës në shkolla
Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë është duke e hartuar strategjinë për sigurinë në shkolla duke sanksionuar dhunën në institucionet arsimore me infrastrukturë ligjore. Sipas ministrit Buja se ky protokoll rrit premisat për përmirësimin e situatës
Lajme
Ministri i Arsimit Shkencës dhje Teknologjisë, Ramë Buja , ka thënë se ata janë duke hartuar një hartuar strategjinë për sigurinë në shkolla duke sanksionuar dhunën në institucionet arsimore me infrastrukturë ligjore. Sipas ministrit Buja se ky protokoll rrit premisat për përmirësimin e situatës në arsim.
Kjo u bë e ditur nga ministri i MASHT, Ramë Buja, i cili morri pjesë në Konferencën për publikimin e Protokollit për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversitar, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë.
Sipas ministrit Buja, MAShT nëpër vite e ka adresuar problematikën e dhunës edhe nëpërmjet të projekteve të shumta.
“Tani pas gjithë këtyre zhvillimeve, mendojmë se kemi një bazë të mirë mbi të cilën do të reflektohen rezultatet e synuara për një shkollë cilësore, humane, pa dhunë dhe të sigurte, ndonëse prapë se prapë shkollat tona dhe realiteti ynë po përballet me probleme që bien ndesh me synimet tona për t`i arritur standardet për një shoqëri me vlera të qytetërimit demokratik”, tha ministri Buja.
Buja tha se ky protokoll rrit premisat për përmirësimin e situatës në arsim, duke mobilizuar të gjithë përgjegjësit relevantë në veprime konkrete, në të mirë të trajtimit të problemit të dhunës në shkolla, pa të cilën shkollat do të frymojnë lirshëm, do të rrisin cilësinë e punës në përgatitjen e nxënësve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri demokratike.
Ai, theksoi se tani MAShT në bashkëpunim me Save the Children ka hartuar Manualin didaktik për parandalimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, i cili është aprovuar dhe pritet të botohet, të publikohet dhe shpërndahet në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar.
(Kosova Press)