Berisha, basketbollisti i javës në Ballkan Ligë
Dardan Berisha është shpallur basketbollisti i javës në Ballkan Ligë nga Eurobasket.com për xhiron e 16’të. 25-vjeçari realizoi 25 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime në fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Kozuvit me rezultat 68:58 të mërkurën. Skuadra nga kryeqyteti është në pozitën e dytë në Ballkan Ligë. Sigal Prishtina do të kishte pozicionim edhe…
Sport
Dardan Berisha është shpallur basketbollisti i javës në Ballkan Ligë nga Eurobasket.com për xhiron e 16’të.
25-vjeçari realizoi 25 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime në fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Kozuvit me rezultat 68:58 të mërkurën. Skuadra nga kryeqyteti është në pozitën e dytë në Ballkan Ligë.
Sigal Prishtina do të kishte pozicionim edhe më të mirë nëse nuk do të pësonte tri disfata të njëpasnjëshme si mysafire, mirëpo me fitoren e së mërkurës e përmirësoi bilancin në 9-5.
Berisha është shndërruar në basketbollistin kryesor të Sigal Prishtinës në edicionin e tij të parë me ekipin pas transferimit nga Peja.
Berisha ka statistika të jashtëzakonshme. Ai është realizatori më i mirë i ligës me 18.5 pikë për ndeshje.