Parashikimi i Blatterit
Presidenti i FIFA’s, Sepp Blatter ka bërë parashikimin e tij se kush mund të fitojë Kampionatin botëror 2014. Edhe pse nuk përmendi një emër të posaçëm, kreu i Federatës botërore të futbollit është i bindur se në Brazil në verë do të triumfojë një skuadër nga Amerika e Jugut. “Është e qartë se kur luajnë…
Sport
Presidenti i FIFA’s, Sepp Blatter ka bërë parashikimin e tij se kush mund të fitojë Kampionatin botëror 2014.
Edhe pse nuk përmendi një emër të posaçëm, kreu i Federatës botërore të futbollit është i bindur se në Brazil në verë do të triumfojë një skuadër nga Amerika e Jugut.
“Është e qartë se kur luajnë në regjionin e tyre, të gjitha skuadrat nga Amerika e Jugut duan të fitojnë, jo vetëm Brazili dhe Argjentina”, deklaroi Blatter.
“Edhe Kili, Uruguai e Kolumbia, janë skuadra shumë të forta, kanë shanset e tyre”. Zvicerani është i bindur me mendimin e tij se kampioni i ardhshëm botëror do të jetë një shtet nga Amerika e Jugut.
“Pse? Sepse këto shtete do të bëjnë çmos që të përkujdesen që një ekip nga Evropa të mos triumfojë në Brazil”. Mirëpo, me mendimin e Blatterit mund të mos pajtohen skuadra të fuqishme si Spanja ose Gjermania.