Bajrami: Jam intervistuar si dëshmitare për deklaratat e mia për “mafinë energjetike”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha; “kam qenë e intervistuar si dëshmitare për atë që unë kam folur për “mafinë energjetike”. Për sektorin e energjisë, Bajrami tha; “dyshimet ekzistojnë…kemi projekte për remont të blloqeve që janë në proces të tenderimit qe tre vite, dhe ky është keqmenaxhim”. “E di që ka hetim dhe uroj të…

Lajme

05/11/2026 23:42

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha; “kam qenë e intervistuar si dëshmitare për atë që unë kam folur për “mafinë energjetike”.

Për sektorin e energjisë, Bajrami tha; “dyshimet ekzistojnë…kemi projekte për remont të blloqeve që janë në proces të tenderimit qe tre vite, dhe ky është keqmenaxhim”.

“E di që ka hetim dhe uroj të mos mbyllen hetimet”, shtoi Bajrami për T7.

“Me importu 1.3 miliard euro energji elektrike është shumë”, vijoi deputetja.