Komunat e Veriut kërcënojnë me sabotim
Këshilltar komunalë nga komunat e Veriut të Kosovës kërkojnë mbrojte në liri për të gjithë të burgosurit serbë. Ata kërcënojnë me sabotim të institucioneve ndërkombëtare në Prishtinë nëse nuk u plotësohen këto kërkesa.
Lajme
Këshilltarët nga katër komuna në Veri të Kosovës kanë kërkuar mbrojtje në liri për të paraburgosurit serbë dhe lejimin e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë ta vizitojnë Kosovën.
Në një mbledhje të përbashkët të mbajtur në Zveçan, këta këshilltarë komunalë kanë vlerësuar së formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës “kërcënon sigurinë e rajonit dhe serbëve të Kosovës”, raporton Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, ka deklaruar se komunat e Veriut do ta ndërpresin gjithë bashkëpunimin e Zyrën e BE’së dhe EULEX’in nëse strukturat ndërkombëtare në Kosovë nuk i përmbushin kërkesat e tyre, siç është shprehur ai, minimale.
Në këtë mbledhje, Rakic ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë që t’u mundësojë të gjithë zyrtarëve të Beogradit, duke filluar nga ministrat e deri te i ngarkuari për Kosovën, Aleksandar Vulin, që të hyjnë në Kosovë.
Kji mbledhje është bojkotuar nga këshilltarët shqiptarë dhe boshnjakë të komunave veriore.