Arda: Atletico favorit për derbi

Arda Turan insiston se Atletico Madridi nuk i frikësohet as Barcelonës e as Real Madridit, duke insistuar se ekipi i tij është favorit para derbit madrilen, që do të zhvilloht sonte. Ekipi i Carlo Ancelottit do të udhëtojë sonte drejt Vicente Calderon, për përballjen kryeqytetase, me një avantazh prej tri pikësh momentalisht në La Liga.…

Sport

02/03/2014 07:00

Arda Turan insiston se Atletico Madridi nuk i frikësohet as Barcelonës e as Real Madridit, duke insistuar se ekipi i tij është favorit para derbit madrilen, që do të zhvilloht sonte.

Ekipi i Carlo Ancelottit do të udhëtojë sonte drejt Vicente Calderon, për përballjen kryeqytetase, me një avantazh prej tri pikësh momentalisht në La Liga.

Por, kjo nuk e pengon futbollistin ofanziv turk që të mendojë se ‘Los Colchoneros’ mund t’i mposhtin ‘Los Blancos’, edhe pse në duelin e dyfishtë për Copa del Rey, Cristiano Ronaldo me shokë ishin të pamëshirshëm ndaj tyre.

“Është e vështirë ta gjesh favoritin në derbi, por duke luajtur në Calderon, ne jemi favoritë, sepse jemi në shtëpi”, deklaroi mesfushori turk për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Unë nuk e kam konsideruar kurrë mundësinë të luaj në një ekip tjetër. Atletico nuk ka asgjë më pak se Barcelona apo Real Madrid. Ne tashmë e kemi vërtetuar këtë, duke e mposhtur Realin. Madje, këtë e kemi bërë dy herë”, vijoi ai.

“Ne duhet të jemi vetvetja dhe të luftojmë me gjak, shpirt dhe me zemër. Duhet ta bëjmë lojën tonë. Ata kanë lojtarë më të talentuar, por ne jemi të motivuar. Nuk ju frikësohemi aspak. Ne tashmë i kemi mposhtur ata, në ligë dhe në kupë. Një lojtar i Atleticos nuk duhet të jetë kurrë i frikësuar”, përfundoi përfaqësuesi turk. Ndeshja ndërmjet Atleticos dhe Realit do të fillojë në ora 17:00.