Balotelli helmon ekipin
Ish mbrojtësi i mirënjohur francez, Frank Leboeuf beson se Milani do të ishte skuadër më e mirë pa Mario Balotellin, pasi mendon se sulmuesi ka ndikim negativ në ekip. Balotelli bëri një paraqitje mbresëlënëse për Milanin në humbjen e pafat 1:0 nga Atletico Madrid në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve…
Sport
Ish mbrojtësi i mirënjohur francez, Frank Leboeuf beson se Milani do të ishte skuadër më e mirë pa Mario Balotellin, pasi mendon se sulmuesi ka ndikim negativ në ekip.
Balotelli bëri një paraqitje mbresëlënëse për Milanin në humbjen e pafat 1:0 nga Atletico Madrid në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve të mërkurën, por u desh të zëvendësohej në fazën përfundimtare të pjesës së dytë për shkak të një lëndimi.
Leboeuf nuk ka përshtypje të mira për sulmuesin. “Balotelli është futbollist i cili e helmon ekipin”, deklaroi ish mbrojtësi i Trekolorëve, për RMC.
“E kam shikuar duke luajtur kundër Atletico Madridit dhe ai nuk e respektoi autoritetin e trajnerit Clarence Seedorf. Ai nuk deshi të dilte nga fusha edhe pasi e lëndoi krahun. Seedorf u desh të intervenonte në mënyrë që ai të lironte terrenin. Mëkat për Italinë që e ka atë sepse në përgjithësi ka një skuadër të mirë”.
Balotelli ka shënuar 14 gola në 28 paraqitje për Milanin në të gjitha garat, deri më tani gjatë këtij sezoni.