KMLDNJ: Vendimi i Presidentes qesharak
KMDLNJ thotë se falja e vetëm dy të dënuarve është shumë dekurajuese për më shumë se 1950 persona të privuar nga liria të cilët tashmë nuk do të binden se me sjellje të mira gjatë vuajtjes së dënimit mund të përfitojnë falje të dënimit.
Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur qesharak vendimin e Presidentes që të falen vetëm dy të dënuar nga 515 prej tyre që kanë të drejtën nëse kanë pëmbushur kushtet epërckatuar me ligji .
Në një njoftim të KMDLNJ`së thuhet se me këtë falje Komisioni “Ad-hoc” dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po e marrin rrolin e gjykatës duke I dënuar përsëri personat e dënuar nga jgykatat e rregullta.
”Më herët presidentja Jahjaga pati falur 15 të dënuar e që numri që janë falur nga presidentja rrumbullakësohet me 17 të dënuar. Nëse kemi parasysh se kanë qenë më shumë se 1200 kërkesa për falje, numri i të falurve është qesharak dhe i papërfillshëm”, vlerëson KMDLNJ.
”Gjithashtu, kjo falje është edhe një shpërfillje e punës së organizatave për të drejtat e personave të privuar nga lira që ndihmojnë në risocializimin e suksesshëm të personave të dënuar.
“Falja e vetëm dy të dënuarve është shumë dekurajuese për më shumë se 1950 persona të privuar nga liria të cilët tashmë nuk do të binden se me sjellje të mira gjatë vuajtjes së dënimit mund të përfitojnë falje të dënimit.
“Ky veprim i pamatur, i papjekur i atyre që falën vetëm dy të dënuar do t’i shkaktojë probleme dhe vështirësi pikërisht Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe do të ndikojë në ngritjen e tensioneve në institucionet korrektuese të Kosovës”.
“Falja e vetëm dy të dënuarve është turp për komisionin “Ad-hoc”, turp për presidenten dhe këshilltarët e saj, turp për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria dhe dështim i procesit të risocializimit të personave të dënuar.
“Me këtë falje Komisioni “Ad-hoc” dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po e marrin rolin e gjykatës duke i dënuar përsëri personat e dënuar nga gjykatat e rregullta. Përfundimisht, në këtë mënyrë nuk luftohet krimi por stimulohet krimi!”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.