Mata beson në pozitën e katërt
Juan Mata beson se Manchester United mund të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, edhe pse është aktualisht 11 pikë prapa Liverpoolit, në pozitën e katërt. Kampioni i Premierligës ka vuajtur nën drejtimin e menaxherit të ri David Moyes këtë sezon, por kjo nuk e parandaloi Matan që të transferohet në…
Sport
Juan Mata beson se Manchester United mund të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, edhe pse është aktualisht 11 pikë prapa Liverpoolit, në pozitën e katërt.
Kampioni i Premierligës ka vuajtur nën drejtimin e menaxherit të ri David Moyes këtë sezon, por kjo nuk e parandaloi Matan që të transferohet në Old Trafford nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit për 37.1 milionë funte.
“Objektivi është të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Është e vështirë sepse Liverpool është duke shkuar mirë, po ashtu edhe Arsenali, si dhe Tottenham e Everton janë skuadra që luftojnë për to, por mendoj se kemi skuadër që mund ta realizojë”, deklaroi Mata për televizionin francez Canal+.
“Jemi Manchester United. Kur kjo skuadër fiton dy, tri ose katër ndeshje me radhë, ka fuqi të rëndësishme mendore, mentalitet fitues. Mentaliteti i këtij klubi është të fitojë dhe të luftojë për tituj. Besoj se mund të ngjitemi në tabelë dhe të fitojmë sa më tepër ndeshje që është e mundur”, u shpreh ish ylli i Chelseas.