Arsenali duhet të jetë perfekt
Per Mertesacker ka pranuar se nevojiten “dy ndeshje perfekte” nga Arsenali për të eliminuar Bayern Munichun në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Gjiganti gjerman udhëton në Emirates Stadium të mërkurën në formë të jashtëzakonshme, i pamposhtur në 46 ndeshje të Bundesligës dhe në seri prej 13 fitoreve të njëpasnjëshme. Ata po ashtu janë kampion…
Sport
Per Mertesacker ka pranuar se nevojiten “dy ndeshje perfekte” nga Arsenali për të eliminuar Bayern Munichun në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti gjerman udhëton në Emirates Stadium të mërkurën në formë të jashtëzakonshme, i pamposhtur në 46 ndeshje të Bundesligës dhe në seri prej 13 fitoreve të njëpasnjëshme.
Ata po ashtu janë kampion në fuqi të Evropës dhe e eliminuan Arsenalin në rrugëtimin drejt trofeut më 2012/13. Mertesacker është i vetëdijshëm për detyrën e vështirë që e pret skuadrën e tij, por beson se Arsenali mund të jetë në nivel të detyrës.
“Ne duhet të zhvillojmë dy ndeshje perfekte kundër tyre. E dimë se mund t’i mposhtim tani, andaj ndoshta jemi më mirë në aspektin mendor, për dallim nga viti i kaluar”, deklaroi Mertesacker për Daily Mirror.
“Ne i respektuam tepër në duelin e parë të edicionit të kaluar (humbje 3:1), andaj ishte tepër e lehtë për ta. Por, ndoshta kemi mësuar diçka nga e kaluara dhe do të paraqitemi më mirë kësaj radhe”, u shpreh ai.