Rikthehet Chelsea
Chelsea iu rikthye fitores pas dy disfatave të njëpasnjëshme nga Everton në Premierligë, dhe Basel në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Jose Mourinhos mposhti Fulhamin 2-0 në Stamford Bridge në një tjetër ndeshje ku golat u realizuan nga mesfushorët. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol pavarësisht disa rasteve të mira për shënim, për të…
Sport
Chelsea iu rikthye fitores pas dy disfatave të njëpasnjëshme nga Everton në Premierligë, dhe Basel në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Jose Mourinhos mposhti Fulhamin 2-0 në Stamford Bridge në një tjetër ndeshje ku golat u realizuan nga mesfushorët. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol pavarësisht disa rasteve të mira për shënim, për të dyja skuadrat.
Por, braziliani i talentuar Oscar i kaloi vendasit në epërsi duke realizuar nga afërsia në minutën e 52-të. Kurse, fitoren e Chelseas e siguroi mesfushori nigerian John Obi Mikel i cili në minutën e 84-të e shënoi golin e tij të parë pas 185 paraqitjesh për gjigantin londinez.
Me këtë fitore, Chelsea u ngjit në krye të Premierligës me 10 pikë, aq sa ka edhe Liverpool që më herët gjatë ditës humbi në shtëpi nga Southampton.
Por, ekipi i Mourinhos mund të tejkalohet nesër në rast të fitoreve të Arsenalit dhe Tottenhamit që aktualisht kanë nga një pikë më pak.