Edhe Gjilani nuk ka ujë
Si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike, edhe liqeni i Përlepnicës është duke u ballafaquar me rënie të mëdha të nivelit të ujit. Bordi i “Hidromoravës” ka hartuar një plan për të dalë nga kjo gjendje e rëndë. Edhe Gjilanin po e kaplon etja!
Lajme
Edhe Gjilani njësoj sikurse Prishtina ka probleme me ujë. Edhe liqeni i Përlepnicës ka rënie të mëdha të nivelit të ujit.
Për këtë arsye, Departamenti teknik i “Hidromoravës”, ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës, duke ju dërguar atye planin strategjik për të dalë nga kjo situatë, raporton Rajonipress.
Bordi i “Hidromoravës” i kryesuar nga Mumin Morina ka hartuar një plan për të dal nga kriza e mungesës së ujit.
Ky plan i është dërguar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Planifikimit dhe Ambientit.
“Situata e krijuar për shkak të mungesës së reshjeve patjetër kërkon edhe përgatitje në rast të nevojës së transportimit të ujit. Kompania aktualisht ka mungesë të këtyre automjeteve dhe një investim i tillë në blerje të dy autocisternave do ta ndihmonte kompaninë në përballjen sa më të lehtë të situatës nëse në ndërkohë nuk kemi përmirësim të situatës”, thuhet në letrën dërguar ministrive përkatëse.
Bordi i “Hidromoravës” e sheh mungesën e ujit si pasojë e mungesës së rreshjeve e sheh si situatë emergjente.