Solidaritet për kolegun
Komandanti i Operacioneve Civile të Bashkimit Europian ka ardhur në Kosovë për t’u solidarizuar me pjesëtarët e EULEX’it, pas vrasjes së doganierit lituanez në Veri.
Lajme
Komandanti i Operacioneve Civile të Bashkimit Europian, Hansjörg Haber, ka udhëtuar për në Kosovë, pas vdekjes së pjesëtarit të EULEX’it, Audrius Šenavičius, i cili u vra të enjten në Veri të vendi.
EULEX ka njoftuar përmes një komunikate se Haber ka mbajtur një fjalim para stafit të Misionit, për t’i inkurajuar pas humbjes tragjike të kolegut të tyre lituanez.
“Erdha sot në Kosovë që bashkë të shpreh solidaritetin, dhimbjen dhe përkujtimin për kolegun e rënë Audrius Šenavičiusit. Kjo është një ngjarje tragjike dhe është e rëndësishme që ta dini se ju vlerësoheni dhe mbështeteni nga nivelet më të larta të udhëheqjes në Bruksel”.
“Jam i bindur se policia dhe stafi ynë i gjyqësorit, në bashkëpunim me Policinë dhe institucionet gjyqësore të Kosovës, do t’i bëjnë hetime të hollësishme për këtë ngjarje tragjike që ndodhi dje”.
EULEX ka hapur librin e ngushëllimeve në të cilin kanë shkruar gjatë ditës edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.