Vigan Qorolli akuzon prokuroren që nuk i ofroi mbështetje Arlinda Zekajt: E mëshiroi vdekjen e saj përmes heshtjes, tani të jap llogari

Deputeti i VV-së, kryetar i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorolli ka shkruar pasi është bërë publike letra që Arlinda Zekaj, e vrarë nga kunati i saj i kishte dërguar Prokurorisë Themelore në Pejë. Ai ka thënë se letra e saj, ishte shkruar me shpresën se dikush do ta dëgjonte, do ta kuptonte rrezikun për jetën…

Lajme

26/10/2026 09:23

Deputeti i VV-së, kryetar i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorolli ka shkruar pasi është bërë publike letra që Arlinda Zekaj, e vrarë nga kunati i saj i kishte dërguar Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ai ka thënë se letra e saj, ishte shkruar me shpresën se dikush do ta dëgjonte, do ta kuptonte rrezikun për jetën e saj dhe do të ndërhynte për ta mbrojtur.

“Një grua tjeter, prokurorja pejane, Suada Hamza, nuk e dëgjoi Arlindën. E mëshiroi* vdekjen e saj përmes heshtjes. Tani ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit, pse e “lejoi ligjërisht” vrasjen e saj! Tani, ndërsa po e lexoj amanetin e Arlindës, po qaj. Po qaj për Arlindën, për frikën që mund ta ketë ndier, për ditët kur ka pritur ndihmë, për shpresën që e ka mbajtur gjallë, ndërsa kërkonte mbrojtje. Po qaj për faktin se një njeri mund ta shtrijë dorën drejt Prokurorisë dhe prapëseprapë të mos arrijë ta shpëtojë jetën e vet”, ka shkruar Qorolli.

Ai ka thënë se kohën nuk mund ta kthejmë pas, por nuk guxojmë të lejojmë që zëri i saj të shuhet bashkë me të.

“Sa herë duhet të kërkojë një grua ndihmë, që të ketë të drejtën të jetojë e sigurt? Arlinda, më dhemb që nuk je më. Më dhemb që kjo letër ka mbetur dëshmi e asaj që kërkove dhe që duhej ta kishe pasur: mbrojtjen. U prehsh në paqe! Le të mos jetë dhimbja jote e kotë. Le të bëhet kujtesë, ndërgjegje dhe përgjegjësi. Sepse asnjë grua nuk duhet të vdesë pasi ka kërkuar të jetojë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: