Haradinaj reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë: Jetike që organet të japin përgjegjësi për çdo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Pejë. Ai ka thënë se është i trishtueshëm lajmi për vrasjen e gruas që ndodhi në Vitomericë të Pejës. “Raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Pejë.
Ai ka thënë se është i trishtueshëm lajmi për vrasjen e gruas që ndodhi në Vitomericë të Pejës.
“Raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar çdo limit njerëzor. Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryejë punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim. Mbi të gjitha, është jetike që organet kompetente të japin përgjegjësi të plotë për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre”, ka shkruar Haradin aj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: