Regjisorja Blanchett

Filmi do të bazohet në një triller psikologjik, i cili rrëfen për dy çifte që përpiqen ta marrin një vendim të zorshëm për djemtë e tyre adoleshentë, ndërsa e tërë ngjarja zhvillohet gjatë një darke në një restorant të shtrenjtë në Amsterdam.

ShowBiz

20/09/2013 11:00

Cate Blanchett dëshiron të qëndrojë prapa kamerës.

Fituesja e Çmimit Oscar do ta ketë debutimin e saj si regjisore me adaptimin e romanit të shkrimtarit holandez Herman Koch, The Dinner (Darka).

Libri bestseller është triller psikologjik i cili rrëfen për dy çifte që përpiqen ta marrin një vendim të zorshëm për djemtë e tyre adoleshentë, ndërsa e tërë ngjarja zhvillohet gjatë një darke në një restorant të shtrenjtë në Amsterdam.

Kjo do të jetë hera e parë e Blanchett në rolin e regjisores filmike. Gjatë pesë viteve të fundit ajo ka qenë bashkëdrejtore artistike e Sydney Theatre Company, me bashkëshortin e saj, dramaturgun Andrew Upton.