KFOR-i forcon gatishmërinë e trupave në Kosovë, zhvillon aktivitete logjistike në bazën në Pejë

Batalioni Mbështetës i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, me bazë në Camp Villaggio Italia në Pejë, po zhvillon aktivitete logjistike për të mbështetur njësitë e vendosura në këtë rajon. Sipas një postimi të KFOR-it në Facebook, aktivitetet përfshijnë mirëmbajtjen, furnizimin me karburant, lëvizjen dhe transportin, me qëllim të ruajtjes së gatishmërisë së trupave dhe aftësisë…

Lajme

12/10/2026 19:06

Batalioni Mbështetës i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, me bazë në Camp Villaggio Italia në Pejë, po zhvillon aktivitete logjistike për të mbështetur njësitë e vendosura në këtë rajon.

Sipas një postimi të KFOR-it në Facebook, aktivitetet përfshijnë mirëmbajtjen, furnizimin me karburant, lëvizjen dhe transportin, me qëllim të ruajtjes së gatishmërisë së trupave dhe aftësisë së tyre për të kryer operacione në rajon.

KFOR-i ka theksuar se këto aktivitete kontribuojnë në zbatimin e mandatit të misionit, që synon garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja bën të ditur se vazhdon të veprojë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, në koordinim të ngushtë me EULEX-in, sipas roleve përkatëse në fushën e sigurisë. /Lajmi.net/