Pamela Anderson në ‘Muajin e Mjaltit’

Pamela Anderson po e shijon jetën martesore. Aktorja amerikane gjendet në ‘Muajin e Mjaltit’, pasi u rimartua me ish burrin e saj, Rick Solomon. 46 vjeçarja shihet me bashkëshortin e saj dhe me dy djemtë, Brandon e Dylan Lee, duke shkuar për të ngrënë ushqim në Malibu, California. Ish aktorja e serialit ‘Baywatch’ ishte veshur…

ShowBiz

01/02/2014 18:06

Pamela Anderson po e shijon jetën martesore. Aktorja amerikane gjendet në ‘Muajin e Mjaltit’, pasi u rimartua me ish burrin e saj, Rick Solomon.

46 vjeçarja shihet me bashkëshortin e saj dhe me dy djemtë, Brandon e Dylan Lee, duke shkuar për të ngrënë ushqim në Malibu, California.

Ish aktorja e serialit ‘Baywatch’ ishte veshur në të bardha dhe flokët kohëve të fundit po i mban të shkurtra, siç shihet edhe në këto foto.

Seks simboli i viteve të 90’ta u martua për herë të katërt së fundmi, me tre burra të ndryshëm. Përkundër moshës, Pam duket ende në formë të mirë fizike dhe mjaft tërheqëse.