Shkarkohet Allegri, pritet Inzaghi

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka vendosur të shkarkojë Massimiliano Allegrin duke e zëvendësuar përkohësisht me asistentin e tij, Mauro Tasotti. Kurse, opsion për pasardhës është ish sulmuesi i ekipit, Filippo Inzaghi. Humbja 4:3 në udhëtim te Sassuolo të dielën doli vendimtare për fatin e Allegrit pasi është e shtata e Rossonerëve këtë edicion që…

Sport

13/01/2014 10:01

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka vendosur të shkarkojë Massimiliano Allegrin duke e zëvendësuar përkohësisht me asistentin e tij, Mauro Tasotti. Kurse, opsion për pasardhës është ish sulmuesi i ekipit, Filippo Inzaghi.

Humbja 4:3 në udhëtim te Sassuolo të dielën doli vendimtare për fatin e Allegrit pasi është e shtata e Rossonerëve këtë edicion që i ka lënë ata në 30 pikë disavantazh ndaj liderit Juventus.

Dhe, Allegri ka qenë nën rrezik tashmë një kohë të gjatë kur si pasardhës i tij është përmendur edhe emri i ish mesfushorit të ekipit, holandezit Clarence Seedorf.

Mirëpo, Berlusconi ka vendosur të shkarkojë Allegrin i cili ishte në stinorin e tij të katërt në detyrë.