Plagosje në Prishtinë
Siç njofton Policia e Kosovës, një mashkull shtetas i Kosovës, pasi ka plagosur një person tjetër, e ka dërguar viktimën në Spitalin Amerikan për trajtim mjekësor dhe më pas është dorëzuar vetë në Polici.
Lajme
Një qytetar është plagosur mbrëmë me armë zjarri pas një zënke në rrugën “Pashko Vasa” në Prishtinë.
Siç njofton Policia e Kosovës, një mashkull shtetas i Kosovës, pasi ka plagosur një person tjetër, e ka dërguar viktimën në Spitalin Amerikan për trajtim mjekësor dhe më pas është dorëzuar vetë në Polici.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari me veturë private e ka dërguar në spitalin amerikan viktimën për tretman mjekësor i cili është jashtë rrezikut për jetë, pastaj është vetë dorëzuar ne stacionin policor Qendra”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.