Reali tejkalon Xativan
Real Madrid u kualifikua tutje në Copa del Rey duke mposhtur Olimpic Xativan me rezultat 2:0 në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu. Në ndeshjen e parë, skuadrat luajtën pa gola kurse në kryeqytetin spanjoll, fituan vendasit, edhe pse jo me ndonjë rezultat të thellë siç mund të pritej duke pasur parasysh kualitetin e kundërshtarit,…
Sport
Real Madrid u kualifikua tutje në Copa del Rey duke mposhtur Olimpic Xativan me rezultat 2:0 në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.
Në ndeshjen e parë, skuadrat luajtën pa gola kurse në kryeqytetin spanjoll, fituan vendasit, edhe pse jo me ndonjë rezultat të thellë siç mund të pritej duke pasur parasysh kualitetin e kundërshtarit, anëtar i ligës së tretë spanjolle.
Pa Cristiano Ronaldon, Gareth Balen dhe disa titullarë të tjerë, në skenë dolën Asier Illarramendi i cili e kaloi Real Madridin në epërsi pas 16 minutash lojë.
Kurse, epërsinë e vendasve e dyfishoi argjentinasi Angel di Maria i cili e shndërroi në gol një penallti në minutën e 28’të.
Reali e dominoi ndeshjen por në vazhdim nuk arriti të shënojë më, edhe pse gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadrua edhe Karim Benzema.