Vritet një shqiptar në Amerikë
Është vrarë pronari i një restoranti në SHBA që ishte me prejardhje nga Shqipëria. Pronari i restaurantit Royal Grill Altin Avdyli është qëlluar me armë zjarri në kokë nga persona të pa njohur.
Lajme
Policia nga Harper Woods thonë se pronari i restoranti ‘Royal Grill Rd’ është qëlluar të premten për vdekje në një rrugicë prapa restaurantit.
Ende janë duke u zhvilluar hetime për të gjetur automjetin, i cili është vjedhur nga vendi i ngjarjes.
Altin Avdyli ishte qëlluar me armë menjëherë pasi që e kishte mbyllur restorantin. Policia thotë se Avdyli gjatë orës 22:00 të mbrëmjes të ditës së premte, ishte qëlluar në kokë nga një armë zjarri.
Ky sulm është vërejtur nga një fqinjë i të ndjerit. Trupi i pa jetë i Avdylit ishte gjetur në rrugicën prapa restorantit.
Një person i cili nuk deshi të prezantohet, tha për televizionin Fox 2 tha se Avdyli është një shqiptar i cili kishte ardhur për të gjetur ëndrrën amerikane.
Një konsumator i Royl Grill, thotë se fillimisht është dëgjuar një përleshje dhe pastaj ai ka thënë se ka dëgjuar disa thirrje “Unë jam shefi”.