Pesë kandidatët e Milanit
Revolucioni ka filluar. Adriano Galliani ka paralajmëruar se para përfundimit të këtij viti do të largohet nga detyra e nënkryetarit, dhe sipas njoftimeve do të zëvendësohet nga Barbara Berlusconi, bija e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi. Por, skuadra nga edicioni i ri pritet të ketë edhe një trajner të ri në bankinë. Si do që…
Sport
Revolucioni ka filluar. Adriano Galliani ka paralajmëruar se para përfundimit të këtij viti do të largohet nga detyra e nënkryetarit, dhe sipas njoftimeve do të zëvendësohet nga Barbara Berlusconi, bija e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi.
Por, skuadra nga edicioni i ri pritet të ketë edhe një trajner të ri në bankinë. Si do që të përfundojë ky stinor, stoli i Massimiliano Allegrit është i rrezikuar.
Clarence Seedorf është një prej emrave më të përkrahur nga Berlusconi, për karizmin dhe imazhin e tij, mirëpo mungesa e përvojës në detyrën e trajnerit nuk e bind fort Barbaran.
Përvojë janë duke fituar Filippo Inzaghi, së pari me ekipin Allievi tani me Primaveran. Ish sulmuesi i Milanit duket se ka tejkaluar Devis Mangian, ish selektorin e ekipit U-21 të Italisë, të sponsoruar nga Arrigo Sacchi.
Kujdes edhe nga Roberto Donadoni, e mbi të gjitha edhe Marco van Basten i cili është duke bërë punë të mrekullueshme në Heerenveen. Kërkimi ka filluar.