Assad këmbëngul që SHBA nuk ka prova
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë bisedimeve me BE’në dhe Ministrat e Jashtëm Arabë, është shprehur se e ka të vështirë të drejtojë një sulm kundër Assad. Kongresi do të debatojë nëse do të autorizojë ndonjë ndërhyrje në Siri. Ligjvënësit do të kthehen nga pushimet e tyre verore të hënën, për të filluar diskutimin…
Bota
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë bisedimeve me BE’në dhe Ministrat e Jashtëm Arabë, është shprehur se e ka të vështirë të drejtojë një sulm kundër Assad.
Kongresi do të debatojë nëse do të autorizojë ndonjë ndërhyrje në Siri.
Ligjvënësit do të kthehen nga pushimet e tyre verore të hënën, për të filluar diskutimin e Presidentit Barack Obama për fillimin e një sulmi.
SHBA’të akuzojnë forcat e Assadit se kanë vrarë 1,429 njerëz në një sulm me gaz në 21 gusht në periferi të kryeqytetit, Damask. Qeveria e Assadit fajëson për sulmin rebelët, të cilët luftojnë për të përmbysur Qeverinë.
Në intervistën e tij, Presidenti sirian tha se ishte në SHBA, dhe forcat e tij ishin në Damask pas sulmit.
“Nuk ka pasur asnjë provë që kam përdorur armë kimike kundër popullit tim.”
Sekretari John Kerry tha se ‘nuk ka zgjidhje ushtarake, por duhet zbatuar standardi në lidhje me përdorimin e armëve kimike”.