Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë
Policia e Berlinit ka njoftuar se i dyshuari për sulmin e djeshëm në zonën Großer Tiergarten është lokalizuar të enjten rreth orës 18:00 në një zonë kopshtesh në Spandau. Sipas njoftimit të policisë, bazuar në të dhënat aktuale, i dyshuari dyshohet se është vërsulur drejt forcave policore me një mjet prerës, pas së cilës njësia…
Bota
Policia e Berlinit ka njoftuar se i dyshuari për sulmin e djeshëm në zonën Großer Tiergarten është lokalizuar të enjten rreth orës 18:00 në një zonë kopshtesh në Spandau.
Sipas njoftimit të policisë, bazuar në të dhënat aktuale, i dyshuari dyshohet se është vërsulur drejt forcave policore me një mjet prerës, pas së cilës njësia speciale e policisë SEK Berlin ka përdorur armët e zjarrit.
“Pavarësisht masave të menjëhershme për reanimim të ndërmarra nga Shërbimi i Zjarrfikësve të Berlinit, ai ka vdekur në vendngjarje”, thuhet në deklaratën e policisë.
Hetimet për rrethanat e sulmit dhe motivin e të dyshuarit po vazhdojnë.
Gegen 18 Uhr konnte der Tatverdächtige des gestrigen Anschlags im Großen Tiergarten in einer Kleingartenanlage in #Spandau lokalisiert werden. Nach bisherigen Erkenntnissen soll er mit einer Stichwaffe auf unsere Einsatzkräfte zugelaufen sein, daraufhin kam es zum polizeilichen… pic.twitter.com/ncslEZom7N
— Polizei Berlin (@polizeiberlin) July 26, 2026